Edhe Britanikët me 'Non-grata', Yuri Kim thirrje Britanisë: Po presim ta shpallni ata që kanë abuzuar me...

21 July 2022, 15:44Politikë SHKRUAR NGA ALBANA AGOLLI
Edhe Britanikët me 'Non-grata', Yuri Kim thirrje Britanisë:
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me paralajmërimin “non grata” për emra të njohur në Shqipëri nga Britania.

Ajo e ka mirëpritur mesazhin e Britanisë së Madhe për të gjithë politikanët e Ballkanit, të cilët minojnë demokracinë në vendin e tyre duke mbështetur krimin dhe korrupsionin.  

“Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm nga Britania. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim.


Video