'Je i pafytyrë, burracak', Berisha i shkon Ramës te karrigia, i dalin para gardistët (Video)

21 Korrik 2022, 12:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha dhe Edi Rama

Është shoqëruar me tensione senaca e sotme në lidhje me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën, ku Rama radhiti një mori akuzash ndaj demokratëve dhe sidomos Berishës.

Kjo nxehu situatën në sallë, ku pas një ndërprerjeje të vogël për shkak të pranisë së disa fëmijëve aty, seanca rinisi me tone të ashpra, ku një moment Berisha kërkon fjalën dhe i drejtohet Ramës me fjalë të rënda.

S’ke turp o frikacak, o i pafytyrë. O burracak, o i panderë. Ty të ka çmendur 7 korriku”, dëgjohet t’i thotë Berisha-Ramës teksa shkon drejt tij, ndërkohë që ndërhyn garda.


Video