'Gjobë 30 milionë euro ndaj qeverisë?', Rama në konferencë: Janë zhdukur provat, ky është një sulm që...

21 July 2022, 10:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Gjobë 30 milionë euro ndaj qeverisë?', Rama në
Edi Rama

Kryeministri Rama ka sulmuar sot televizionin kombëtar Top Channel duke e konsideruar të pavërtetë lajmin për një gjobë 30 milion euro të kërkuar pas sulmit kibernetik që përfshiu sistemin e AKSHI.

Sipas Ramës, Top Channel u përfshi në një fushatë desinformimi duke ngritur konspiracione përmes lajmeve të pavërteta në lidhje me sulmin kibernetik.

Rama: Nuk është në praktikën tonë që të marrim hapa gjyqësore ndaj medias, por nuk dihet se pse adresohen këto lajthitje. Nuk dua të ngrej asnjë teori konspiracioni. U thanë se është vënë gjobë 30 mln euro, jo janë zhdukur provat, ky është një sulm që vjen përmes internetit, bombardim shumë i rëndë dhe koha e marrë për të ringritur do të vijë në kohë rekord.

Pyetja: Cilat janë dy shtetet?

Rama: Nuk dua ta them se kjo është shumë serioze, kur të kemi prova do të marrim masa diplomatike. Do më lejoni që të jem i rezervuar. Kemi qënë në një luftë me një agresor që na bombardonte nga gjitha anët, na bombardonte në hapësirën virtuale. 

Pyetja: Do kërkoni dëmshpërblim nga ai shtet?

Nuk ka vend për të arsyetuar me atë shtet në mënyrë llogjike, ato nuk duan t'ia dinë për ligjin ndërkombëtar, ne do të marrim hapat tanë. Nuk mund të marrim nëpër gojë dy shtete, që janë jo miqësore me Shqipërinë. 

Pyetja: Ky sulm, a tregon brishtësinë e sistemit tonë mbrojtës?

Ky ka treguar forcën e sistemit tonë. Kjo është diçka që ka ndodhur dhe në vendet e tjera. Unë nuk dua të bëj ekspertin kibernetik. 

Top Channel publikoi një lajm ekskluziv me titull: “Hakerat kanë kërkuar 30 milionë $! Virusi kishte shkatërruar të dhënat online të institucioneve shtetërore“, në të cilin evidentohej se: “Hakerat kanë kishin bllokuar të dhënat e shtetit shqiptar me sistemet më të vështira për t’u zbërthyer.

Ndërkohë mësohet se virusi i përdorur fshin dokumentet dhe numri i kompjuterëve të prekur është shumë i madh”. Sipas të njëjtit lajm pranë AKSHI-t kishte mbërritur një mesazh ku janë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollare në monedhën bitcoin. Më pas titulli i lajmit ndryshoi, por raportimi për gjobën 30 milion euro mbeti i njëjtë.

 

 

 


Video