Edi Rama akuzë të fortë Top Channel: Mos shpifni, nuk ka gjobë 30 milionë euro!

20 Korrik 2022, 16:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama dhe Top Channel

Një shpifje që përhap panik. Kështu e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama lajmin e publikuar në edicionin informativ të Top Channel se hakerat që kanë hakeruar sistemin online të portalit qeveritar “e-Albania” kërkojnë shpërblim 30 milionë dollarë në Bitcoin që të tërhiqen.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Rama i bën thirrje televizion Top Channel që të "ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë". Sipas tij, lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme.

Kreu i qeverisë shkruan se pas hakerave qëndron një shtet tjetër dhe jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba. Rama shton më tej se është e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje.

Reagimi:

Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!

Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!

AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj,po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit.Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje,cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!

Edi Rama akuzë të fortë Top Channel: Mos shpifni, nuk ka

Video