Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, teksa së fundmi Kuvendi ka nisur dëgjesat me kandidatët.
Sipas Gjekmarkajt, drejtuesi i këtij institucioni të rëndësishëm nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i tërheq vëmendjen Lulzim Bashës dhe pasuesve të tij, duke u shprehur se nuk kanë tagër për të caktuar avokatin e ri.
Për deputetin demokrat, një kandidaturë e mirë për këtë pozicion do të ishte Dorian Gjonmarkaj.
"Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktatures!Basha dhe pasuesit e tij të paket nuk kanë tager për ta caktuar atë. Deputetet e PD s'kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perendim dhe familje historike i permbush kushtet." shkruan Gjekmarkaj.
Avojati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktatures!Basha dhe pasuesit e tij të paket nuk kanë tager për ta caktuar atë.Deputetet e PD s'kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perendim dhe familje historike i permbush kushtet.
— Agron Gjekmarkaj (@GjekmarkajAgron) July 19, 2022