Po diskutojnë për të ardhmen e tyre, deputetët e PD-së mblidhen në një lokal në Tiranë (EMRAT)

19 July 2022, 18:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Po diskutojnë për të ardhmen e tyre, deputetët e PD-së
Foto nga vendi i takimit

Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët deri më sot kanë mbajtur qëndrim asnjëanës, apo kundra Sali Berishës, janë duke zhvilluar një mbledhje.

Mësohet se takimi ka nisur në orën 18:00 në një nga lokalet e Tiranës. Burime bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve është e ardhmja e tyre politike.

Vlen të theksohet fakti se disa prej deputetëve që janë të pranishëm në takim, morën pjesë në protestën e 7 Korrikut të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Deputetët e pranishëm në takim:

Kreshnik Çollaku
Gazment Bardhi
Dhurata Çupi
Helidon Bushati
Andia Ulliri
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Arbi Agalliu
Lefter Geshtenja
Flamur Hoxha
Eralda Bano
Merita Bakiu
Kastriot Piroli
Ferdinand Xhaferraj
Emilia Koliqi
Seladin Jakupllari
Zheni Gjergji
Dashnor Sula
Grida Duma
Oriola Pampuri
Enkelejd Alibeaj
Flutura Açka
Tomor Alizoti
Saimir Korreshi


Video