Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka përshëndetur hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian.
Në deklaratë theksohet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Europë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Europë të plotë, të lirë dhe në paqe.
Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.
Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon që të rrisin angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga administrata Biden në faqen zyrtare.