Rama nga Brukseli: Faleminderit shqiptarëve që nuk u dorëzuan kurrë së besuari në ëndrrën evropiane

19 July 2022, 09:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama nga Brukseli: Faleminderit shqiptarëve që nuk u dorëzuan
Edi Rama

Kryeministri Rama ka marrë fjalën në konferencën e përbashkët në Brukesel.

Në fjalën e tij në konferencën për shtyp para nisjes së negociatave nga Brukseli tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën evropiane.

Rama: Do t’ia nis me falenderime dhe dua të falenderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Nuk  do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit. Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane.


Video