Pas Kadillit, një tjetër demokrat shpreh ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës

18 July 2022, 18:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas Kadillit, një tjetër demokrat shpreh ambicien për të
Selia e Partisë Demokratike

Ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani ka shprehur ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen vitin tjetër.

Ai ka deklaruar se do ta pranonte propozimin e PD-së, teksa shtoi më tej se kandidimin e sheh si një sfidë të vështirë, por jo të pamundur.

“Nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte një gjë të tillë dhe baza do ta mbështeste, unë patjetër që nuk do t’i them jo një sfide, sado të vështira që kanë qenë. Do të ishte një sfidë e vështirë, duke parë edhe situatën aktuale, por nuk është e pamundur. Tirana ka ende mundësi që të bëhet një qytet i jetueshëm për banorët e vet. Nuk është gjë e keqe të bësh pallate, por është ideja ta bësh me një plan konkret. Bulevardin e kanë bërë këtu e 80 vite para me 10 korsi, ndërsa sot bëhen rrugët e ngushta, se duan të bëjnë pallate”, tha Bogdani në RTV Ora.

Kujtojmë se pak ditë më parë edhe Fatbardh Kadilli konfirmoi se pas konsultimeve me miqtë e tij, ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Tiranës dhe për këtë gjë do të flasë me ish-kryeministrin Sali Berisha.


Video