Sulmi kibernetik, Rama flet si në luftë: Agresori nuk shembi mbrojtjen tonë

18 July 2022, 14:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi kibernetik, Rama flet si në luftë: Agresori nuk shembi mbrojtjen
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik në faqet qeveritare në vendin tonë.

Rama shprehet se kundërofensiva po rezulton e qëndrueshme dhe sipas tij agresori është në tërheqje. Ai shton se nëse nuk do të ketë surpriza të tjera shërbimet do të rikthehen shumë shpejt.

Njoftimi i Ramës: 

Kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!


Video