Mungoi në takimin me ministren e Bujqësisë, Braçe reagon pas lajmeve: Kafja t`u bëjë mirë, unë kam një jetë që nuk e pi

18 July 2022, 13:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mungoi në takimin me ministren e Bujqësisë, Braçe reagon
Erion Braçe

Erion Braçe ka postuar foton e një shkrimi në të cilin evidentohet mungesa e tij në takimin me ministren e Bujqësisë dhe disa deputetë socialistë, të mbledhur për të folur për bujqësinë.

Braçe shkruan:

“EJ, BOLL MA POSTUAT;
BOLL SE KAM PUNE!

Nuk ka asgje te habitshme per mua
ne foto.
MADJE DONI TE DINI, ESHTE PROBLEM SHUME I MADH QE DEPUTETET TAKOHEN PAS 11 MUAJSH!

Aaa po une deshiroj shume qe koleget e mi ti kene thene e te kene zgjidhur:

1- Problemin e TVSH PER BUJQESINE:
Ne grumbullim e perpunim te brendshem; Ne tregtimin e plehrave kimike, farerave e fidaneve, kafsheve per mbareshtrim e prodhim vecanerisht qumeshti etj;

2- Problemin e subvencioneve, parave qe mungojne per cdo aplikant qe KA PLOTESUAR KRITERET ne te gjitha masat mbeshtetese;
Per prodhimin ne serre, per serren vete, per lopet, delet, dhite, perfshirjen ne skeme te vicave per mish e pulave pas goditjeve njepasnje, per bletet dhe natyrisht NAFTEN FALAS PER BUJQIT, te gjithe-nderkohe qe duhen para plus;

3- Problemin jetik te cmimeve te prodhimeve bujqesore te fushes dhe te serrave;
Ngritjen e BURSES SE BUJQESISE per te nxjerre cmimet nga morsa ZHVATESE e kartelit te grumbulkuesve;

4- Problemin e cmimit te plehrave kimike, gjithnje e ne rritje e vetem nen kontrollin e duopolit zhvates;
Hapjen e tregut e heqjen e cdo barriere permes ekskluziviteteve qe ligji si njeh por nje komision i korruptuar e klientelist i ka ligjeruar turpshem e demshem;

5- Problemin e magazinave e kapaciteteve frigoriferuese PUBLIKE, per te thyer varesine e bujqve nga privati e per te prishur lojen e privatit me prishjen, kalbjen e prodhimit te bujkut si KERCENIM PER CMIMIN ZHVATES!

Keto vlejne per mua!
Pa kafja tu bej mire te gjitheve;
Une kam nje jete qe nuk e pi!”.

 


Video