Ka ditëlindjen Naimi, Alibeaj merr 5 deputetë të PD dhe niset drejt Elbasanit (FOTO)

16 July 2022, 21:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ka ditëlindjen Naimi, Alibeaj merr 5 deputetë të PD dhe niset
Deputetët e PD dhe demokratët e Elbasanit

Naim Meta dhe Ilda Harri, dy qytetarë të zkonshëm në Elbasan dhe të angazhuar me Partinë Demokratike kanë sot ditëlindjen. Gjithsesi, me siguri që në 16 korrik 2022, për herë të parë në jetën e tyre, kanë pasur fatin të festojnë edhe me 6 deputetë të PD.

Enkelejd Alibeaj ka publikuar dy foto në rrjetet sociale, ku ka shkuar në Elbasan dhe shfaqet me dy personat që kanë ditëlindjen, me simpatizantë demokratë dhe me 5 deputetë të tjerë të PD-së.

“Një pasdite e paharrueshme në Elbasan! Me miq, demokratë të vërtetë dhe kolegë, për t’i uruar ditën e lindjes, Ilda Harrit dhe Naim Metes! Edhe 100 vite te tjera plot shëndet e mbarësi të dyve!”, shkruan Enkelejd Alibeaj në rrjetin social.

Përveç Alibeajt, për t'i uruar ditëlindjen Naimit dhe Ildës kanë shkuar dhe Gazment Bardhi, Flutura Açka, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja dhe Merita Bakiu.

Nuk dihet nëse ata janë mbledhur vetëm për ditëlindjen e Naimit dhe Ildës, apo kanë patur edhe ndonjë takim edhe për reformën territoriale, gjithsesi në postimin e Alibeajt flitet vetëm për ditëlindje.

Ka ditëlindjen Naimi, Alibeaj merr 5 deputetë të PD dhe nisetKa ditëlindjen Naimi, Alibeaj merr 5 deputetë të PD dhe niset


Video