
Deputetët e PS, mes të cilëve Blerina Gjylameti, Baftjar Zeqaj, Fadil Nasufi, Besjan Ajazi e Etjen Xhafaj diskutuan seriozisht me ministren e Bujqësisë Frida Krifca për gjetjen e zgjidhjes për fermerin dhe probleme të bujqësisë.
Në këtë takim nuk ka qenë prezent Erion Braçe, që ka ngritur zërin deri në përplasje mendimesh verbale me ministren e bujqësisë në parlament.
Ndërkohë, gjithmonë e më shumë është shtuar kohët e fundit përplasja në terren mes grumbulluesve dhe fermerëve. Me të parët që marrin vëmendje të madhe dhe mbështetje monetare nga qeveria, e fermeri, që gjendet thuajse i pambrojtur përballë kërkesave të grumbulluesve dhe pa mbrojtjen e shtetit.
Nuk dihet nëse takimi do të ketë ndonjë konkluzion apo ndonjë incentivë të re nga qeveria, por socialistët në takim me Krifcën, kanë dalë shumë të kënaqur.