Dy ambasadorët tregojnë pse bojkotuan fjalën e Ramës për aministinë fiskale

15 July 2022, 18:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy ambasadorët tregojnë pse bojkotuan fjalën e Ramës
Edi Rama dhe ambasadorët Peter Zingraf dhe Elisabeth Barsacq

Ambasada e Gjermanisë dhe Francës në vendin tonë kanë reaguar lidhur me bojkotimin e e fjalës së kryeministrit Rama nga ambasadorët Peter Zingraf dhe Elisabeth Barsacq në takimin për aministinë fiskale.

Sipas ambasadës, dy diplomatët u larguan para fjalës së kryeministrit Rama për shkak se kishin takime, teksa shpreh edhe një herë se ndajnë të njëjtin mendim me Delegacionin e BE-së, i cili ka kundërshtuar amnistinë fiskale.

“Ne e lamë sot në mëngjes mbledhjen për amnisti fiskale sepse të dy kishim takime. Ne ndajmë plotësisht pikëpamjet e shprehura nga Delegacioni i BE-së" thuhet në reagimin e Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf për Ora News


Video