“Dash Shehi nuk është politikan”, Grida Duma tregon preferencat brenda parlamentit

15 July 2022, 15:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dash Shehi nuk është politikan”, Grida Duma tregon
Grida Duma

Jashtë kornizave të deputetes, së fundmi Grida Duma ka realizuar një intervistë për “ABC", gjatë bisedës së saj, as deputetja e Partisë Demokratike nuk i shpëtoi një loje.

Kjo lojë konsistonte në faktin që, Duma çdo epitet të dhënë nga moderatori, dukej ta paralelizonte me një emër politikani. Nëse mendoni që deputetja i vendosi vetes barriera, jeni gabim. Me shumë sportivitet, Grida foli troç dhe me emra konkret, nga Agron Gjekmarkaj, Mimi Kodheli deri te Dashamir Shehi.

Xhentil: “Është e vështirë si pyetje. Xhentilesa nuk është gjë që vlerësohet sot. Zoti Gjekmarkaj është shumë ‘nice’ në mënyrën e tij.”

Politikania më zonjë: “Unë nuk e kam njohur vetë Albina Karamitro, por mendoj se është, Arta Dade po ashtu, Mimi ka të tilla kualitete”.

Shpresëdhënes për të ardhmen: “Ka disa, por janë paralel, nuk mund të them një individualitet, por një grupim.”

Më pak politikan: “Dash Shehi nuk merret me politikë korrekte, por është shumë i ndjekur”.


Video