"Spirobuçi"/ Berisha ofendon rëndë Spiropalin, ndërpritet seanca dhe thirret mbledhje për “masë disiplinore” (VIDEO)

14 July 2022, 20:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Spirobuçi"/ Berisha ofendon rëndë Spiropalin,
Berisha dhe Spiropali

Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë seancën, pasi ish-kryeministri Sali Berisha a ofenduar ministren Elisa Spiropali, duke e quajtur “Spirobuçi”

“Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri këtu që i dha 500 milionë lekë tenderin guzhinierit të djalit (i referohet Dritan Agollit të FSHZ-së), si puna e Salariotit që i dha Eltit, vëllaut të kësaj ministres, Spirobuçit. Ju lutem…”, tha ish-kryeministri.

Menjëherë pas kësaj fjale, ka ndërhyrë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i ka hequr fjalën Sali Berishës dhe i ka kërkuar të ulej në vend pasi kishte bërë “një fyerje të rëndë”. Nikolla njoftoi mbledhjen e organeve të Kuvendit për masë disiplinore.

“Ju ndërpres fjalën. Ju ndërpres fjalën zoti Berisha, nuk mund të pranohet kjo fyerje e rëndë. Është shkelje e rëndë etike. Ju ndërpres fjalën. Uluni në vend zoti Berisha. Keni shkelur rëndë Kodin e Etikës, do ndërpresim seancën për të vijuar me masë disiplinore”, u shpreh Nikolla.

Gjatë gjithë kësaj kohe në seancë ka pasur debate mes socialistëve dhe demokratëve, të cilët kërkonin nga kolegët e djathtë që të dënonin fyerjen e Sali Berishës. Mirëpo, duke qenë se mikrofonat ishin të fikur, debatet nuk u dëgjuan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video