'Mungesë respekti', ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës largohen kur flet Edi Rama (Video)

15 July 2022, 13:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Mungesë respekti', ambasadorët e Gjermanisë dhe
Ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf dhe Edi Rama

Ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf qenë të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve në takimin e organizuar nga qeveria për amnistinë fiskale. Ata kanë dëgjuar të flasë ministren e financave, Delina Ibrahimi, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe një barrister nga Britania e Madhe për amnistinë, specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma.

Por sapo fjala iu dha kryeministrit Rama, ambasadorja franceze i ka bërë një shenjë atij gjerman. Të dy janë çuar në këmbë dhe kanë braktisur takimin, sikur ta kishin bërë me fjalë më herët.

Ky moment është kapur nga regjia e kryeministrisë, që është përpjekur ta shmangë largimin demonstrativ të ambasadorëve. Filmimi nga transmetimi live mund të shihet në videon më poshtë.

Rama duket se ka mbetur keq dhe pas një pauze disa sekonda ka nisur t’u flasë ambasadorëve në mungesë. Në fjalën e tij, kryeministri ka kërkuar respekt nga ndërkombëtarët, që nuk mund ta trajtojnë Shqipërinë si një vend armik.

Video e marrë nga gazeta shqiptare:

 


Video