“Një kartel grumbulluesish duan të përfitojnë përmes një loje të pisët” me këto fjalë, mes të bërtiturash dhe ulërimash, deputeti Erion Braçe ka akuzuar ministren e Bujqësisë, Frida Krifca se nuk po reagon për situatën e krijuar me fermerët.
Sipas Braçes, grumbulluesit janë bërë bashkë dhe nuk blejnë nga fermerët, deri kur këta të jenë të detyruar të ulin çmimin në nivele qesharake. Fill pas kësaj, grumbulluesit që sipas Braçes kanë krijuar një kartel të mirëfilltë, nisin të blejnë.
Për të qenë më bindës, ndërsa i drejtohej ministres me “moj”, Braçe përmendi disa emra fermerësh që shisnin për disa cent prodhimet e tyre, ndërsa i tha Krifcës. “Unë flas moj se nesër do iki t’u kërkoj votat atyre në Divjakë dhe unë votat i kërkoj me fytyrë, jo si i pafytyrë”.