Frika nga protesta e Berishës, nis blindimi i Kryeministrisë (FOTO)

6 July 2022, 20:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Frika nga protesta e Berishës, nis blindimi i Kryeministrisë (FOTO)
Blindimi i Kryeministrisë

Ashtu si në çdo protestë tjetër tjetër të opozitës, edhe për atë të ditës së nesërme, janë blinduar dyert e godinës së Kryeministrisë.

Ky vendim është marrë nga frika e ndonjë revolte të mundshme nga ana e protestuesve të cilët mund të tentojnë të hyjnë brenda në Kryeministri, edhe pse ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protesta do jetë paqësore.

Protesta do të nisë në orën 19:00 ku protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin "Skënderbej" dhe atë "Nënë Tereza" dhe më pas do të bashkohen para godinës së Kryeministrisë.

Gjatë orarit të protestës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë, por do të marrë pjesë në inagurimin e By Pass-it të Vlorës.

Partia Demokratike ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për protestën e nesërme nga ora 19:00 deri në 21:00. Për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të angazhuar në terren rreth 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës. Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme që janë mbajtur nga PD.

Gjithashtu do të vendosen dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë në vende të ndryshme për një panoramë sa më të gjerë të aktivitetit të protestuesve, për të pasur nën mbikëqyrje situatën. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

Frika nga protesta e Berishës, nis blindimi i Kryeministrisë (FOTO)


Video