"O drejtor i Shqiponjave, ulu pak", Balla dhe Shehu debate në Kuvend për rezolutën e Srebrenicës

7 July 2022, 11:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"O drejtor i Shqiponjave, ulu pak", Balla dhe Shehu debate në
Tritan Shehu dhe Taulant Balla

Deputeti demokrat, Tritan Shehu akuzoi Kuvendin se po zvarrit çështjen e parashtruar nga opozita për rezolutën e krimeve te luftës në Kosovë dhe se rezoluta e Srebrenicës e paraqitur nga mazhoranca për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, nuk është e plotë.

Në lidhje me akuzat e mësipërme u përgjigj me tone të ashpra kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla theksoi se rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë është totalisht e njëjtë me rezolutën e Parlamentit Europian.

Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se Tritan Shehu gënjeu.

“Zoti drejtor i Shqiponjës ulu pak. Së pari mosha duhet të jetë pjekuri për të mos gënjyer sepse nuk ke kohë ta rikuperosh. Tani rezoluta e PE ka këtë titull, në përkujtimin e Srebrenicës, tani këtu gënjeve dhe the se nuk e keni titullin njësoj, por përkundrazi ne kemi shkuar edhe më tej. Por unë nuk doja që në këtë seancë të merresha me drejtorin apo pronarin e kompanisë Shqiponja. I garantoj që dokumenti i PE është dokumenti referues. Vjen këtu e shet dëngla, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë”, tha Balla.


Video