Partia Socialiste prej shpalljes "non grata" e ka konsideruar ish-kryeministrin Sali Berisha si "të vdekur" politikisht, duke mos i marrë për bazë asgjë, por ka dhe deputetë të veçantë që shtrëngojnë duart me liderin demokrat.
Një gjë e tillë ka ndodhur ditën e djeshme në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë. Berisha është fotografuar duke u takuar me deputetin socialist, Paulin Sterkaj.
Mesa duket, ata kanë lënë pas akuzat e vjetra, pasi shtatë vite më parë, Berisha do të akuzonte në Parlament Paulin Sterkajn se po mbillte ara me kanabis dhe se kishte goditur kryetarin e PD-së në Malësi të Madhe.
“Qytetarët e Malësisë së Madhe kanë denoncuar arat e tua me kanabis. Paulin, ke goditur 5 herë me qytë pistolete në kokë kryetarin e PD Malsi e Madhe, Pjerin Spatharin”, shprehej asokohe Berisha.
