Çështja “Babale”, shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit

18 July 2022, 12:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çështja “Babale”, shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin
Ervin Salianji në seancë

Është shtyrë sërish gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji në lidhje me çështjen Babale.

Shkak është bërë kërkesa e mbrojtësve të personave të pandehur në këtë proces për shtyrjen e seancës.

Po ashtu një nga anëtarët e trupit gjykues ka njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancën e njoftuar të mbahej ditën e sotme.

Nuk dihet ende se kur do të mbahet seanca e radhës.


Video