19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë. Sot nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian.
Ditën e shtunë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut prani propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë.
Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të sot procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Ditën e djeshme delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Rama u nis drejt Brukselit.
Çfarë pritet të ndodhë?
Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.
Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave.