Mbledhja jashtë selisë e deputetëve të PD: Kush kërkon bashkimin dhe cilë ka qenë organizatori

19 July 2022, 20:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbledhja jashtë selisë e deputetëve të PD: Kush kërkon
Vendi i takimit

Janë zbardhur detaje nga takimi informal i një pjesë e deputetëve të PD-së pasditen e sotme në një prej lokaleve në Tiranë.

Mësohet se në takimin që po vijon prej më shumë se dy orësh po diskutohet se si do të vijojë aksioni i grupit parlamentar në shtator ndërsa aktualisht vijon të jetë i ndarë.

Deputeti Ervin Salianji, ka kërkuar bashkimin me grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike” – mësohet të jetë shprehur Salianji.

Mësohet se ka qenë deputeti Lefter Gështenja, ai i cili i kanë thirrur për kafe deputetët e PD-së.


Video