"Sulmet kribernetike të mirë organizuara", Rama: Nuk kemi ende prova konkrete

21 July 2022, 10:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sulmet kribernetike të mirë organizuara", Rama: Nuk kemi
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një deklaratë para kryeministrisë për sulmet kibernetike në platformat e qeverisë.

Kreu i qeverisë ka thënë se ky është një agresion kriminal ndaj vendit tonë i organizuar nga një shtet.

'Për publikun e platformës e-albania janë rikthyer masivisht shërbimet dhe tani do rikthehen edhe pjesa tjetër e tyre. Kemi punuar ose më saktë AKSHI ka punuar natë e ditë e ditë e natë dhe do kemi një konferencë të përbashkët me partnerët kur gjithçka të ketë mbaruar. Por ajo që dua të nënvizoj është se së pari që sulmi nuk është një sulm që ka ardhur nga hakera të zakonshëm ose nga hakerat e kësaj bote që kryen sulme në shtete më të mëdha për të vendosur gjoba shumë më të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet, nuk kemi ende të gjitha provat një prej dy shteteve fortësisht të dyshuara. Kjo është pjesa më delikate e investigimit.- tha Rama. 


Video