Sulmi kibernetik, Rama: Dyshojmë te dy shtete! Në mbrojtje u angazhua edhe NATO

20 July 2022, 19:03Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi kibernetik, Rama: Dyshojmë te dy shtete! Në mbrojtje u angazhua
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin e Voxnews.al, mbi dyshimet se pas sulmeve kibernetike ndaj sistemeve qeveritare shqiptare qëndron Rusia, ose Irani.

“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv.

Rama thotë se sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit.

Ai shtoi se në përballjen me sulmin është përfshirë edhe NATO.

“Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, deklaroi Rama gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste.

 


Video