Dosja e Berishës? Zv.ndihmës Sekretarja e DASH takon Krajën, muajin tjetër e pret në Washington

18 July 2022, 18:45Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja e Berishës? Zv.ndihmës Sekretarja e DASH takon Krajën,
Arben Kraja dhe Lisa Johnson

Zëvendësndihmës Sekretarja e Shtetit amerikan për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Lisa Johnson ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e SPAK Arben Kraja dhe me drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj.

Lajmin e ka bërë me dije ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë dhe disa foto nga takimi. Johnson ka shprehur mbështetjen e SHBA-së ndaj prokurorisë në çdo hap të saj.

Gjithashtu, mësohet se Arben Karaja dhe Aida Hajnaj muajin tjetër do të udhëtojnë drejt Washingtonit në akademinë e FBI-së në Quantico.

“Jemi krenarë për bashkëpunimin me Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion. SPAK po tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për Ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë, figura të krimit të organizuar, etj. Përgëzime Kreut të SPAK Arben Kraja dhe Drejtoreshës së BKH-së Aida Hajnaj.

U takova me hetuesit e BKH-së. Gjysma e tyre kanë përfunduar trajnimin disa javë më parë – përfshirë edhe trajnim një mujor të specializuar me FBI-në. Ata janë patriotë të përkushtuar dhe plot energji të cilët do ta ndjekin krimin në çdo vend dhe do ti bëjnë shqiptarët krenarë. SHBA ka mbështetur nga afër SPAK në çdo hap të saj, nga ngritja tek rekrutimi dhe fillimi i punës. Presim me kënaqësi të takohemi sërish muajin tjetër gjatë vizitës së tyre në Uashington dhe Akademinë e FBI-së në Quantico, Virginia”. mësohet të ketë thënë ambasadorja Lisa Johnson.

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur "non grata" ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, duke e konsideruar të korruptuar, por deri më sot nuk kemi parë veprime konkrete nga SPAK mbi këtë vendim.



Video