'Kafeja në Rinas dhe bashkë në club', del fotoja e tre djemve të Fushë-Kuqes që u ekzekutuan me 60 plumba

18 July 2022, 11:27Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Kafeja në Rinas dhe bashkë në club', del fotoja e tre
Brilant Martinaj

3 milionë lekë ofron Policia e Shtetit, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në zbardhjen e vrasjes së trefishtë një ditë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Diklen Vata, Brilant Martinaj, kushërinj dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, u ekzekutuan një ditë më parë, në një atentat të mirëorganizuar teksa po udhëtonin me një mjet Volksvagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit.

Dyshohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt, drejtonte makinën e autorëve. VoxNews ka siguruar një foto të tre djemve nga Fushë-Kuqa, të cilët u vranë jo shumë larg shtëpisë. Besmir Hoxha, Diklen Vata dhe Brilant Martinaj shihen në club duke festuar. Ata ishin miq dhe njëherësh fqinj në fshatin e Fushë-Kuqes.

'Kafeja në Rinas dhe bashkë në club', del fotoja e tre

Pak momente pas ekzekutimit në mbikalimin e autostradës, në një distancë rreth 3 km nga vendngjarja, në fshatin Larushk banorët njoftuan Policinë për një makinë që po digjej. Ajo u përkiste autorëve dhe brenda saj u gjetën katër armë zjarri automatike.


Video