Bursa e naftës me rënie drastike, ‘Bordi i Çetit’ vijon me 240 lekë për litër

14 July 2022, 12:58Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bursa e naftës me rënie drastike, ‘Bordi i Çetit’
Shefqet Kastrati

Abuzimi me çmimet ne vendin tonë nuk njeh më limite.

Prej disa ditësh një litër naftë kushton plot 240 lekë, pasi aq e ka fiksuar çmimin Bordi i Transparencës gati një javë më parë.

Megjithatë gjatë këtyre ditëve, çmimi i naftës për fuçi në bursë ka pësuar luhatje, e gjatë 24 orëve të fundit ka pësuar një rënie të ndjeshme.

Aktualisht një fuçi nafte e papërpunuar tregtohet me 93,92 dollarë, ndërsa një fuçi naftë bruto tregtohet me 97,62 dollarë.

E ndonëse çmimet në bursë kanë pësuar rënie të madhe, është e paqartë pse Bordi i Çetit nuk mblidhet për të reflektuar ulje të çmimit.

Bursa e naftës me rënie drastike, ‘Bordi i Çetit’


Video