Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi pasditen e sotme në rrjetet sociale, një denoncim të qytetarit dixhital dhe akuzonte kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka fshehur vdekjen e 64-vjeçarit Shaban Ceni në Sukth.
Por, në fakt, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me Veliajn, pasi Sukthi është pjesë e bashkisë së Durrësit dhe pastrimi i mbetjeve, ku punonte i ndjeri, menaxhohet po nga kjo bashki.
I keqinformuar nga qytetari dixhital, Berisha e ka kuptuar gabimin dhe e ka fshirë më pas postimin e tij.
Shaban Ceni punonte shofer me makinën e pastrimit në Manëz dhe gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muxhahedinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave. Ai ka shkuar ta rregullojë atë dhe gjatë punës 64-vjeçari është tërhequr nga makineria dhe ka përfunduar brenda saj i pa jetë. I ndjeri ishte baba i katër fëmijëve.