“Krahasoni lokalet e Dubait me ato në Bllok”, biznesmeni italian tregon absurditetin e Tiranës

11 July 2022, 09:50Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Krahasoni lokalet e Dubait me ato në Bllok”, biznesmeni
Nicola Compagnone

Një biznesmen italian që ka vizituar shpesh herë Shqipërinë, ka treguar se shpesh e pyesin se cila është gjëja më e çuditshme që ka parë në Shqipëri.

Nicola Compagnone, ekspert për ankandet e pasurive të paluajtshme dhe që zotëron një kompani ndërkombëtare me seli në Itali, tregon për ndjekësit e tij në Tik Tok atë që i duket si gjëja më absurde e Tiranës.

“Nëse vizitoni kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, shkoni në Bllok lagjen më të mirë të saj, do të shihni lokale, bare me shpenzime që arrijnë miliona euro. Dhe kur them miliona euro, janë shpenzuar realisht miliona euro sepse jam shoqëruar me ekspertë të sektorit që ma kanë thënë këtë.

Në komente mund të më konfirmoni që në lagje ka lokale që kanë shpenzuar miliona euro.

Ju ftoj të krahasoni lokalet më të mira që keni parë në Nju Jork, apo në Dubai dhe t’i krahasoni me lokalet në Shqipëri.

Kafeja kushton 70-80 cent dhe njerëzit qëndrojnë 2 orë në lokal. Si ia bën një strukturë e tillë që të nxjerrë paratë e investimit./Vox News


Video