Oligarku 'HIJE' që financoi me naftë protestën e Sali Berishës!

8 July 2022, 10:13Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Oligarku 'HIJE' që financoi me naftë protestën e Sali
Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe oligarku 'Hije'

Sali Berisha, tashmë si kryetar i rikthyer i Partisë Demokratike mbajti me 7 korrik protestën e parë kundër qeverisë.

Ish-kryeministri Berisha mbajti fjalimin i fundit ku pati një mesazh për kryeministrin Edi Rama, teksa ka injoruar totalisht Lulzim Bashën të cilit nuk i kushtoi asnjë rresht nga fjalimi i tij.

Ramën ai e quajti armikun kryesor, me argumentin se në ndryshim nga ai që ka ideal lirinë, kryeministri mendon vetëm për pushtetin, teksa ka pasur edhe një paralajmërim. Protesta sipas opozitës lindi nga korrupsioni, rritja e çmimeve, pagat e ulëta, informaliteti dhe krimi i organizuar.

Por ajo që u vu re nga kryetari i PD-s, Sali Berisha ishte se ai nuk foli për oligarkët e ndërtimit, naftës, ushqimeve etj.

VoxNews ka denoncuar një sër konçesionesh të oligarkëve duke nisur nga Shefqet Kastrati deri tek Samir Mane.

Në shkrimin ‘Lojë me dy porta, protestë e një opozite që nuk përmend asnjë emër oligarku’ shkruhet se nëse çmimi i naftës është rritur abuzivisht, është Shefqet Kastrati dhe Paulin Gega që e dominojnë tregun. Për opozitën këta nuk përmenden.

Që ligjet bëhen për Samin Manen, ku ndryshohet harta territoriale, ku shërbime publike me paratë e shtetit bëhen për rezidencat e tij, është një fakt që nuk shikohet nga opozita.

Bashkim Ulaj bën një nga falsifikimet më të rënda korruptive siç ishte skandali i Unazës së Madhe, apo koncesioni 1.3 miliardë euro për rrugën Thumanë Kashar është një gjë e vogël për opozitën.

Berishës i duhen oligarkët për të ardhur në pushtet, duket se ka nisur edhe me ish-oligarkun ‘Hije’ të naftës i cili nuk e harron miqësinë me ish-kryeministrin.

Ish-oligarku ‘Hije’ ka financuar me naftë protestën e djeshme të Sali Berishës, burime për VoxNews thanë se nafta për autobusat dhe makinat të ardhura nga disa rrethe janë të financuara nga ish-oligarku ‘Hije’ i naftës.  

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video