VIDEO: Trupa e KPA në rresht para Theo Jacobs, jo vetëm që s'janë të pavarur, por edhe të padenjë

6 July 2022, 18:22Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Trupa e KPA në rresht para Theo Jacobs, jo vetëm që
Trupa e KPA-së pra Theo Jacobs

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi këtë të mërkurë në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha, i cili njihet si një ndër kritikët më të fortë ndaj Reformës në Drejtësi.

Trupa gjykuese e KPA-së përbëhej nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë.

Por, përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs nuk ka qenë aspak dakord me këtë vendim të KPA-së si palë në procesin e vettingut, ku ka bërë një deklaratë përpara trupës së gjykimit pas dhënies së vendimit.

Sipas tij, qytetarët, reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut meritojnë më shumë dhe më mirë se vendimi i trupës.

“Në emër të Operacionit të Monitorimit, ne nuk jemi plotësisht dakord me këtë vendim jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për procesin e vendimmarrjes. Më vjen thellësisht për këtë vendim për një eksponent të rëndësishëm, një vendim i guximshëm dhe i vështirë i kësaj Dhome. Drejtësia është diçka që shërbehet kur vendimi bazohet në fakte.

Reforma në drejtësi, procesi i vettingut, kjo dhomë e posaçme apeli dhe qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë dhe më mirë se ky vendim” - thotë Jacobs.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, trupa gjykuese qëndron në mënyrë skandaloze pas dhënies së vendimit duke dëgjuar në heshtje deklaratën e përfaqësuesit të ONM-së.

Ata vendimin e marrin në emër të Republikës së Shqipërisë dhe pas dhënies së vendimit duhet të largoheshin nga salla e gjyqit dhe jo të qëndronin në rresht para Theo Jacobs. Ose në të kundërt duhet t'i bindeshin dhe vendimet t'i marrin siç do ONM apo Jacobs.

Deklarata që Theo Jacobs dha sot pas një vendimi të prerë, mund të konsiderohet si një intimidim ndaj trupës së gjyqtarëve të Kolegji të Posaçëm të Apelimit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video