Përse Kryemadhi nuk nxjerr listën e plotë të oligarkëve që kanë bërë evazion?!

8 July 2022, 20:11Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përse Kryemadhi nuk nxjerr listën e plotë të oligarkëve
Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili

Prej disa ditësh, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi  po merret me një denoncim gjysmak sa në studio televizive dhe konferenca për shtyp, por edhe me postime në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për denoncimin mbi evazionin fiskal, e cila mund të konsiderohet si një dosje e mbyllur, pasi gjykata ka dënuar disa pronarë kompanish. Madje, edhe vetë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se kjo çështje është zbuluar përpara se ta zbulonte kryetarja e LSI-së.  

Por, le të ndalemi me seriozitetin e Kryemadhit mbi këtë denoncim dhe se kush ka përfituar nga kompanitë e evazionit.

Pak ditë më parë, Kryemadhi deklaroi se shuma e evazionit është 189 milionë euro, por deri më sot, nuk i ka nxjerrë të gjitha faturat, për të t’iu treguar të gjithë shqiptarëve se në xhepat e kujt kanë shkuar lekët.

Sot, Kryemadhi ka bërë publike disa fatura të kompanisë “Elvis 03 Group” të cilat kapin shifrën 3.5 milionë dollarë dhe pretendon se këto lekë i ka përfituar kompania e inceretaorëve, edhe pse kjo e fundit e ka mohuar se ka lidhje me këtë denoncim.

Edhe në denoncimin e pak ditëve më parë, shifra sërish ishte shumë e ulët në krahasim më “189 milionë euroshin” të thënë nga vetë Kryemadhi. Është mjaft e qartë se kryetarja e LSI-së ka bërë seleketime në dokumentet që i kanë rënë në dorë.

Dhe pyetja që shtrojmë dhe e kemi shtruar më herët është se cili është halli i Monika Kryemadhit që nuk i bën publike të gjitha faturat e evazionit fiskal? A janë përfituesit më të mëdhenj të evazionit fiskal disa oligarkë të fuqishëm dhe pronarë mediesh në vendin tonë? A është pjesë e kësaj skeme evazioni fiskal dhe ndonjë familjar i bashkëpunëtorëve të saj?

Duket se “halli” i Kryemadhit nuk janë as shqiptarët dhe as lekët e tyre, por emrat që fshihen pas atyre letrave që ajo ka në dorë.  Monika Kryemadhin duhet që të publikojë të gjitha faturat e kompanive të evazionit fiskal dhe mos ngelet vetëm në një kompani, nëse do që denoncimi i saj të bëhet sadopak serioz dhe mos mbetet gjysmak.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video