Monika Kryemadhi duket se i ka shndërruar foltoren e LSI-së dhe të gjitha foltoret e tjera publike në ‘bam-bame’ për të tërhequr vëmendjen nga skandalet që i plasin në dorë qeverisë, ndërsa po u ngatërron kokën shqiptarëve tashmë edhe me shifra.
Në ditën e dytë që shqiptarët nuk mund të tërheqin dot certifikatat e tyre, apo të sigurojnë dokumentacione të tjera nga shërbimet online, për shkak se AKSHI ka vendosur që të fikë të gjithë sistemet si mjet mbrojtjeje ndaj sulmeve kibernetike (megjithëse për këtë mbrojtje organizon tendera me vlera miliona lek në vit), Kryemadhi doli e dha një tjetër shifër të evazionit të inceneratorëve.
Kryetarja e LSI-së këtë herë nuk foli për mbi 189 mln dollarë dëm që i është shkaktuar shtetit, por tha se 3 inceneratorët kanë shkaktuar një evazion fiskal prej 30 mln eurosh. Për ta mos rënë në kundërshti me shifrat e publikuara më herët, Kryemadhi tha se në skema evazive janë përfshirë edhe kompani të tjera, por vetëm kaq.
Ajo nuk përmendi se cilat kompani të tjera kanë shkaktuar evazion fiskal mbi 150 mln euro, ose pesë herë më shumë nga shifra që akuzon inceneratorët. Nuk foli asnjë fjalë, s’përmendi asnjë emër se në ëfarë xhepash ka përfunduar kjo shumë.
Sipas logjikës 30 është më e madhe se 159-ta, Monika Kryemadhi i ka shndërruar ndër të tjera foltoret e partisë e ato publike e televizive në pushkë për të goditur, ndoshta armiqtë e ‘armikut’ të saj.
Si shembull, ajo tha këtë të hënë se do të padiste në SPAK ministren e Financave, Delina Ibrahimaj. Ministrja, si ish-drejtore e Tatimeve mund të ketë përgjegjësitë e saj nëse skandali i evazionit 189 mln eurosh, sië deklaron Kryemadhi është i vërtetë.
Por, ajo s’mund të jetë e vetmja. Sipas Kryemadhit skema e evazionit fiskal ka nisur që në 2016-n. Në atë kohë ministër i Financave të vendit dhe njeriu që kishte edhe në mbikëqyrje tatimet e rrjedhimisht edhe kontrollet ndaj faturave fiktive ishte Arben Ahmetaj.
Megjithatë, për Arben Ahmetajn Kryemadhi nuk foli asnjë fjalë, ashtu sië ka bërë përgjatë të gjithë kësaj kohe. Mospërmendja e njeriut që në qeverisjen e Edi Ramës ka pasur në dorë paratë e shqiptarëve më shumë se kushdo tjetër e delegjitimon kallëzimin e Kryemadhit dhe provon se ky kallëzim është një ‘bam-bame’ e radhës e kryetares së LSI-së, që për më tepër mbërrin në ditën kur në SPAK pyetet Ilir Beqaj.
Megjithëse Ilir Beqaj merrej në pyetje në SPAK për koncesionin e sterilizimit, megjithëse është akuzuar ndër vite si ideatori në katër koncesione të dyshimta dhe korruptive në shëndetësi, që mendohet se u kanë kushtuar shqiptarëve të paktën 150 mln euro shqiptarëve, Kryemadhi heshti.
Në vend të ish-ministrit të Shëndetësisë, që sipas gjysmës tjetër të opozitës po i tunden prangat në derën e shtëpisë, Monika Kryemadhi u mor me SPAK-un. Në vend të inkurajonte SPAK-un që të ëonte deri në fund hetimet për koncesionet në shëndetësi, kryetarja e LSI-së i bëri presion SPAK-ut për një kallëzim që ka dorëzuar për evazionin fiskal të dyshuar të inceneratorëve prej 30 mln eurosh.
Edhe në këtë rast, për Monika Kryemadhin 30-ta ka më shumë rëndësi se 159-ta e koncesioneve në shëndetësi të dhëna nga Ilir Beqaj. Sikur të mos mjaftonte, kryetarja e LSI-së iu vërsul SPAK-ut e madje pa paraqitur asnjë provë e fakt akuzoi prokurorët dhe gjykatësist e posaëëm se mund të jenë të korruptuar, apo intimiduar nga ajo që e quajti ‘mafia e inceneratorëve’, ndërsa e mbylli në fund me premtimin se ‘LSI do të bëjë drejtësi’.
Të heqësh sinonim mes fjalës drejtësi dhe LSI-së, ashtu sië guxon Monika Kryemadhi do të thotë të tallesh në mes të ditës dhe pa u skuqur fare me shqiptarët, pasi historia e afërt dhe e largët e kësaj force politike e ka treguar marrëdhënien që ka me drejtësinë...sidomos kur bëhet fjalë për ëështje ku janë paratë në mes.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.