E bërë shoshë nga plumbat, del pamja ballore e makinës së viktimave të atentatit të Fushë Krujës

20 July 2022, 18:35Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E bërë shoshë nga plumbat, del pamja ballore e makinës
Makina e viktimave

Është publikuar një pamje ballore e makinës së Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Diklen Vatës, pak momente pas atentatit në Fushë Krujë, ku ata u ekzekutuan me breshëri plumbash.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, në pjesën e përparme të makinës ka shumë vrima të shkaktuara nga plumbat, ndërsa pjesa e brendshme është përfshirë e gjitha nga flakët.

Nuk dihet ende nëse zjarri që përfshiu automjetin u shkaktua nga breshëritë e armëve apo autorët kanë hedhur lëndë djegëse.

Lidhur me këtë atentat ende nuk ka aurotë të dyshuar, teksa janë marrë në pyetje dhe rivalët e Ervis Martinajt, kushëri i viktimës Brilant Martinaj.

E bërë shoshë nga plumbat, del pamja ballore e makinës


Video