
Një nga lajmet e shumëkomentuara së fundmi nga showbiz-i duket se ka marrë një konfirmim nga një personazh i afërt me Elvana Gjatën.
I ftuar në “UëTëFë Show” në Andale Media, Ermal Mamaqi ka folur për marrëdhënien e këngëtares me Elson Bajrakurtajn, duke zbuluar se aludimet për një lidhje dashurore mes tyre janë të vërteta dhe duke shtuar disa detaje nga historia e tyre.
Gjatë bisedës, moderatorja e pyeti Ermalin nëse njohja mes Elvanës dhe Elsonit kishte nisur gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjaltë 2”, ku të dy janë pjesë e kastit. Në film, Elson Bajrakurtaj interpreton ish-të dashurin e Emës, personazhit që luhet nga Elvana Gjata.
Për këtë, Mamaqi u përgjigj pa shumë hezitim: “Po patjetër, aty u njohën. Nuk mund të them që janë dashuruar në set, ajo patjetër ka ndodhur më vonë.”
Më tej, ai foli me superlativa për dyshen, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë ekranit.
“Shiko, ata janë shumë të mirë që të dy edhe shkojnë shumë me njëri-tjetrin”, u shpreh Ermali.

Por biseda nuk u ndal vetëm te lidhja e përfolur. Duke qenë se Ermal Mamaqi është mik i ngushtë i Elvanës, u pyet edhe për thashethemet e fundit se këngëtarja mund të jetë shtatzënë. Ermali u përgjigj me humor: “Me sa di unë, jo. Tani unë testin e shtatzënisë s'ia kam bërë, por…”