Fieri rrethohet nga fotovoltaikët – Qeveria miraton impiantin 1 ...
28 Nëntor, 21:48Fokus

Protestuesit e mbledhur ditën e sotme në Tiranë kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillojnë protestën.
Me thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve”, qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Në duart e tyre mbajnë flamuj kuqezi, ndërsa mes protestuesve shihen edhe persona të maskuar.
Marshimi po vijon drejt institucionit qeveritar, ku qytetarët pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të artikulojnë kërkesat për ndryshime politike.
Protesta vjen një ditë pas tubimit të 28 Nëntorit, i cili u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë.