82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj homazhe në Memorialin “Nëna Shqipëri” në nderim të dëshmorëve!

29 Nëntor 2026, 10:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj homazhe në Memorialin
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj morën pjesë në ceremoninë e 82-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, e organizuar në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Dy krerët më të lartë të shtetit vendosën kurora me lule pranë monumentit përkujtimor, para se të luhej Himni Kombëtar nga Orkestra e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Rama e ka bërë urimin e tij me një foto të monumentit të Dëshmorëve, teksa përbri saj shkruan: Bashkë me urimin për festën e Çlirimit, ju uroj një të diel të bukur.


Vox Pop

Video