PD, kërkesë Olsian Çelës për verifikimin e kryetarit të bashkisë Divjakë: Ka kryer trafik të qenieve njerëzore

21 July 2022, 13:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD, kërkesë Olsian Çelës për verifikimin e kryetarit
Fredi Kokoneshi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, për shkak se sipas PD-së rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali.

15 deputetë të PD i kërkojnë organit të prokurorisë që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.

Nga të dhëna të bëra publike më parë, ekziston dyshimi i arsyeshëm thotë PD, se subjekti Fredi Kokoneshi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik.

“Kryetari i Bashkisë Divjakë ka kryer trafik të qënieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano dhe për pasojë, ai ka qenë i arrestuar nga Policia Italiane dhe i dënuar me burg”, thuhet në kërkesën e firmosur nga 15 deputetë.

 



Video