“Kryeministri tha ‘gojore’ në sy të ministreve dhe ato e duartrokitën”, Flutura Açka: Zot na i ruaj gratë

21 July 2022, 15:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kryeministri tha ‘gojore’ në sy të ministreve dhe
Edi Rama

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Kryeministri Rama në  foltoren e Kuvendit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Açka shkruan se e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete, duke iu referuar replikës së Grida Dumës. Duke iu kthyer fjalës së Ramës, ajo shkruan se ai tha ‘gojore’ dhe ministret e tij e duartrokitën.

Postimi i plotë:

Kur nuk flasin burrat e parlamentit, të cilët e kishin për detyrë

Pas fjalimin të turpshëm të Kryeministrit të mbushur me “kocka të bluara”, “thika”, “varre”, “heshta në fyt”, “pështyma”, dhe me togfjalëshin e paturpshëm

“foltore dhe gojore” e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete:

Grida Duma: “Sa mirë që më ka bërë Zoti grua. Kush e ka aparatin tretës në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje.” “Gojore”, tha Kryeministri në sy të ministreve të tij.


Video