Rama ‘sfidon’ Berishën edhe në shesh, thërret manifestim për negociatat

21 July 2022, 19:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama ‘sfidon’ Berishën edhe në shesh, thërret
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale

Kryeministri Edi Rama do të thërrasë një tubim festiv në Sheshin Skënderbej në Tiranë javën e ardhshme.

Burime nga Kryeministria thonë se data nuk është vendosur dhe as ora, por thuhet se tubimi do të thirret nga Rama për të festuar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Një propozim si datë është dita e enjte më 28 korrik në orën 19:00.

Kjo do të jetë arsyeja zyrtare, ndërsa jozyrtarisht manifestimi do t’i shërbejë Ramës për të testuar mbështetjen dhe ‘kthyer përgjigje’ tubimit të Sali Berishës më 7 korrik.

Manifestime të ngjashme ka thirrur edhe Sali Berisha kur ishte në pushtet, që nga ai për anëtarësimin në NATO, deri te tubimi festiv për liberalizimin e vizave.

Burimet thonë se Rama ua ka lënë porosi drejtuesve të 61 degëve të partisë në takimin që zhvilloi me ta ditën e mërkurë, të cilët i ka porositur që të organizohen për një tubim para nisjes së pushimeve të gushtit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video