Britania nuk do të publikojë emrat e të shpallurve non grata

21 July 2022, 19:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Britania nuk do të publikojë emrat e të shpallurve non grata
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith

Britania e Madhe nuk do të bëjë publikë emrat e personave të shpallur non grata gjatë kësaj jave, por konfirmon se në listë janë disa shqiptarë.

Por ndryshe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i bën publik emrat e personave për të cilët ndërmerr sanksione, duke i shpallur non grata, Mbreteria e Bashkuar ka vendosur të mos e bëjë këtë.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i publikojë emrat e personave, ose detajet mbi këto veprime që do të ndërmarrim për arsye ligjore”, deklaroi në një intervistë për Klan, Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

“Këtë javë, tha ai, kemi ndërmarrë gjithashtu disa veprime lidhur me çështjen e emigrimit për disa persona shqiptarë të cilët kanë lidhje me botën e krimit dhe korrupsionit”.

Në të njëjtën intervistë, Ambasadori britanik foli me rezerva për nismën e Qeverisë për amnistinë fiskale, që sipas tij mund të shfrytëzohet për pastrimin e parave të krimit të organizuar.


Video