LUFTA, Rusia nis pushtimin e Ukrainës (Të gjitha zhvillimet minutë pas minute)

24 February 2022, 10:47Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

LUFTA, Rusia nis pushtimin e Ukrainës (Të gjitha zhvillimet

Rusia ka nisur sulmin e Ukrainës nga Donbasi. 7 persona kanë humbur jetën ndërsa 19 të tjerë janë raportuar të zhdukur deri më tani. Shpërthime dhe të shtëna me armë u raportuan në Kiev dhe qytete të tjera.

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë aeroportit kryesor “Boryspil” në Kiev, menjëherë pasi Rusia njoftoi për operacionin.

Të gjitha zhvillimet minutë pas minute

14:52 https://www.voxnews.al/kosovabota/lufta-ukraine-kush-eshte-vendi-i-pare-anetar-i-nato-s-qe-shpall-gjend-i2096

Presidenti i Lituanisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke i thënë ushtrisë së vendit që të vendoset përgjatë kufijve të saj në përgjigje të "shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi".

Gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur disa orë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën, do të jetë e vlefshme për dy javë. Lituani bëhet kështu vendi i parë i NATO-s që shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

14:14 https://www.voxnews.al/kosovabota/qetesia-zgjat-pak-ore-ne-ukraine-rusia-rinis-et-me-raketa-i2093

Pas disa orësh qetësie, që pas sulmeve sot në mëngjes, në të gjithë Ukrainën po raportohet për të tjera sulme. Sipas CNN raketa artilerie duket se janë lëshuar nga territori rus në Ukrainë. Nuk ka ende të dhëna për dëmet e shkaktuara dhe nëse kanë mbetur viktima apo të plagosur si pasojë e këtyre sulmeve.

Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky thotë se forcat e armatosura të vendit të tij po zmbrapsin sulmet në zonën e Donbasit të Ukrainës lindore, si dhe në pjesë të tjera të vendit. Nga ana tjetër, Rusia thotë se ka hasur pak rezistencë.

13:38 https://www.voxnews.al/kosovabota/kina-refuzon-te-denoje-pushtimin-rus-a-do-e-shpetoje-mosken-ekonomiki-i2089

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying ka dalë në një konferencë shtypi pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Teksa ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë, Chunying ka përsëritur thirrjet për vetëpërmbajtje dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po i hedhin benzinë zjarrit.

Në një konferencë që zgjati më shumë se 90 minuta, zëdhënësja e Punëve të Jashtme shmangu më shumë se 11 pyetje në lidhje me bombardimet ruse në Ukrainë.

12:35 https://www.voxnews.al/kosovabota/qellojini-mos-i-lini-te-ikin-tanket-luftojne-ne-mes-te-rruges-ne-ukra-i2081

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë disa tanke në flakë. Sipas raportimeve të paverifikuara bëhet fjalë për tanke ruse, të shkatërruar nga forcat ushtarake ukrainase. Një grua dëgjohet duke thënë: “Tanket ruse janë në rrethrrotullim. Tanket tona po i qëllojnë. Qëllojini. Mos i lini të ikin”.

12:31 https://www.voxnews.al/kosovabota/ukraina-jane-vrare-50-ushtare-ruse-dhe-jane-rrezuar-7-avione-i2080

Sipas këshilltarit të presidentit ukrainas Zelensky, janë vrarë rreth 50 trupa ushtarakë rusë në Ukrainën Lindore ndërsa ushtria po rimerr kontrollin e qytetit Shchastya, shkruan The Guardian

11:38 https://www.voxnews.al/kosovabota/lufta-ne-ukraine-ne-foto-i2076

Moska pretendon se po përdor "armë me precizion të lartë" për të çaktivizuar infrastrukturën ushtarake. Putin paralajmëron se çdo ndërhyrje nga shtetet e tjera do të ketë pasoja "të cilat nuk janë parë kurrë"

11:30 https://www.voxnews.al/politike/pushtimi-i-ukraines-shqiptarja-rrefen-rrugen-e-arratisjes-nga-lufta-asn-i2075

Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij. Kjo situatë ka sjellë largime të mëdha të qytetarëve nga zonat e konfliktit por edhe nga qytetet e mëdha si Kievi. Lufta po prek edhe shqiptarët që jetojnë në Ukrainë, një prej tyre është Nelli Syupyur.

Nelli ka nisur të largohet nga shtëpia e saj. Me anë të disa video Nelli na tregon të gjithë rrugëtimin e saj nga banesa për në kufi me Moldavinë. Nelli e cila është një koreografe në Ukrainë jetonte në periferi të Odessas ndërsa tashmë thotë se dëshiron të kalojë në Rumani.

11:05 https://www.voxnews.al/kosovabota/mami-babi-ju-dua-ushtari-ukrainas-i-frikesuar-u-jep-lamtumiren-prinde-i2073 

Herët në mëngjes nisi lufta pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Sulmi i Rusisë ka nisur dhe raketat janë lëshuar në kryeqytetin Kiev dhe qytetet e tjera të vendit. Trupat ushtarake ruse janë parë në bregun jugor të Ukrainës duke kaluar kufirin.

E teksa lufta vijon dhe janë raportuar edhe viktimat e para nga lufta e përgjakshme. Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku ushtari ukrainas u jep lamtumirën prindërve, me frikën se mund të humb jetën në këtë betejën dhe s’do ketë mundësinë ti shohë më kurrë.

I veshur me uniformë, më shikim të hidhëruar ushtari u jep lamtumirën prindërve, teksa dëgjohet duke thënë “mami, babai, ju dua shumë”.

10:43 https://www.voxnews.al/kosovabota/moldavia-do-te-shpallim-gjendjen-e-jashtezakonshme-jemi-gati-te-ndihm-i2071

Presidentja e Moldavisë Maya Sandu , bëri me dije se sot vendi i saj do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe ishte gati të priste dhjetëra mijëra njerëz nga Ukraina fqinje.

“Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë kundër Ukrainës, kështu që unë kërkova një takim të Këshillit të Sigurimit ku edhe u vendos se qeveria do t’i kërkonte parlamentit të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme”, tha Santou.

Ndërkohë, dhjetëra makina kanë krijuar radhë në kufirin midis Ukrainës dhe Moldavisë, bëjnë me dije mediat e huaja.

10:27 https://www.voxnews.al/kosovabota/putin-eshte-hitleri-modern-i2070

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka cilësuar si një ditë tragjike për Ukrainën sulmin e ndodhur në orët e para të mëngjesit nga Rusia, por ai thekson se Kievi do të rezistojë. Poroshenko foli jashtë parlamentit në Kiev, ndërsa deputetët diskutonin për konfliktin në Kiev.

Poroshenko, i cili ka qenë president i Ukrainës nga vitit 2014 deri në vitin 2019, e cilësoi presidentin rus Vladimir Putin si Hitlerin modern.

10:25 https://www.voxnews.al/kosovabota/kievi-u-ben-thirrje-qytetareve-te-armatosen-i2069

"Të gjithë ata që janë gati dhe dinë se si përdoren armët mund të bashkohen me Forcat e Mbrojtjes territoriale të Forcave të armatosura ukrainase në rajonin e tyre”, shkruan në Facebook ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, duke nënvizuar se vendi "po kalon në modalitetin e mbrojtjes së plotë”.

Ndërkohë ushtria është duke shpërndarë armë dhe për veteranët e ushtrisë për të përballuar pushtimin nga forcat ruse.

Ushtria ruse nisi bombardimet e bazave ushtarake në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe raportimet flasin për dhjetëra persona të vrarë.

10:08 https://www.voxnews.al/kosovabota/njerez-te-gjakosur-dhe-tym-e-flake-pamje-te-trishta-nga-ukraina-pas-s-i2068

Rusia ka tundur themelet e rendit ndërkombëtar! Mëngjesin e sotëm forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë nga Donbasi. 

Ukrainasit u zgjuan nga bombardimet ruse mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar frikë e panik në të gjithë botën. Njerëz të gjakosur, rrugë nën flakë dhe qielli i 'pushtuar' nga tymi, janë këto pamjet e trishta nga Ukraina, teksa mijëra njerëz po largohen nga vendi i tyre.

Rrugët e Kievit janë bllokuar nga trafiku, ndërsa kudo shihen njerëz të tmerruar që përpiqen të gjejnë një strehë të sigurt.

9:49  https://www.voxnews.al/kosovabota/lufta-rusi-ukraine-bota-ne-nje-ze-denon-veprimet-e-vladimir-putin-i2066

Ajo që po frikësonte botën ndodhi mëngjesin e sotëm kur Rusia sulmoi me raketa Ukrainën. Në lidhje me këtë kanë reaguar dhe krerët  më të lartë të shteteve që dënojnë veprimet e presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se po shkakton gjakderdhje dhe se ktheu luftën ne Evropë.

Ndërsa në orët në vijim pritet që të ketë sanksione të forta për Rusinë, që do të godasin ekonominë e vendit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Bruksel, dënon veprimet e Vladimir Putinin për kthimin e luftës në Evropë.

8:53 https://www.voxnews.al/kosovabota/lufta-ne-ukrahine-ruset-skuqin-qiellin-raportohet-per-shume--i2059

Viktimat janë shumë dhe numri nuk dihet. Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare për luftën që ka nisur tashmë në Ukrainë, prej disa orësh kur Rusia njoftoi se kishte filluar një operacion special ushtarak për të mbrojtur Donetsk dhe Luhansk.

Bombarduesit rusë janë filmuar nga civilët ukrainas teksa fluturojnë mbi kryeqytetin Kiev dhe zona të tjera të vendit, duke lëshuar raketa. Sipas ministrave të Ukrainës, janë sulmuar fillimisht aeroportet dhe bazat ushtarake, por sulmet janë të ashpra, transmeton.

8:48 https://www.voxnews.al/kosovabota/boris-johnson-zelenskyt-perendimi-nuk-do-te-qendroje-duarkryq-i2057

Johnson i tha Zelensky-t gjatë thirrjes se “ai ishte i tmerruar nga ngjarjet që po shpalosen në Ukrainë”, thuhet në deklaratë. Ai shtoi se Johnson shpresonte se “Ukraina mund të rezistonte” dhe se Mbretëria e Bashkuar kishte ukrainasit në mendimet e tyre “gjatë kësaj kohe të errët.

7:57 https://www.voxnews.al/kosovabota/putin-i-telefonoi-lukashenkos-perpara-se-te-onte-ukrainen-i2053

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi përmes telefonit aleatin dhe kolegun e tij bjellorus Alexander Lukashenko se do të nisë një operacion ushtarak kundër Ukrainës, zbuloi zyra presidenciale bjelloruse.

"Rreth orës 05:00 (02:00 GMT) u zhvillua një bisedë telefonike midis presidentit bjellorus dhe rus. Gjatë bisedës, Vladimir Putin informoi kolegun e tij bjellorus për situatën në kufirin me Ukrainën dhe në Donetsk, tha presidenca bjelloruse në një deklaratë./voxnews

7:48 https://www.voxnews.al/kosovabota/rusia-kemi-neutralizuar-mbrojtjen-kunderajrore-te-ukraines-i2052

Forcat e Armatosura Ruse kanë siguruar se neutralizuan mbrojtjen kundërajrore të Ukrainës dhe shkatërruan infrastrukturën e bazave ajrore të këtij vendi në kuadër të operacionit ushtarak të nisur nga Moska, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

"Mjetet e mbrojtjes kundërajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës janë neutralizuar. Infrastruktura e bazave ajrore të ushtrisë ukrainase është jashtë funksionit", tha entiteti ushtarak në një deklaratë të cituar nga agjencia Interfax.

7:40 https://www.voxnews.al/kosovabota/nis-lufta-ne-ukraine-qytetaret-ne-panik-ne-perpjekje-per-tu-larguar-n-i2051

Ishte ora 05:55 e mëngjesit të sotëm kur një alarm u lëshua në Kiev. Në foton që shikoni më lart, nuk është gjë tjetër veçse një reagim qytetar për tu larguar nga vendi.

Në pamje shihen qartë makinat të cilat kanë bllokuar një autostradë në përpjekje për të ikur nga Ukraina, pasi Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës.

7:37 https://www.voxnews.al/kosovabota/rusia-nis-pushtimin-ne-shkalle-te-gjere-te-ukraines-i2050

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës nga Donbasi. Lajmin e bën me dije ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Përmes rrjeteve sociale ai thotë se Vladimir Putin, ka nisur 'pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë'. Sakaq, ministri i Jashtëm i Ukrainës thekson se do të mbrojnë veten ndërsa shton se bota mund dhe duhet ta ndalë Putin-in që të sulmojë.

Shpërthime dhe të shtëna me armë u raportuan në Kiev dhe qytete të tjera. Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë aeroportit kryesor “Boryspil” në Kiev, menjëherë pasi Rusia njoftoi për operacionin. 

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresive”, tha Kuleba.

Nga ana tjetër, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se ka nisur një operacion special për çmilitarizimin e Ukrainës.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, e dënoi operacionin, duke e cilësuar atë si një sulm “të paprovokuar dhe të pajustifikuar” ndaj Ukrainës dhe shtoi se bota “do ta mbajë Rusinë si përgjegjëse”. Ai tha se Rusia do të jetë përgjegjëse për “humbjet katastrofike të jetëve dhe vuajtjet njerëzore”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e dënoi atë që e quajti sulm “të pamatur” të Rusisë ndaj Ukrainës. Ai njoftoi se aleatët e NATO-s do të mblidhen në takim për të diskutuar “agresionin rus”. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por është në linjë me Perëndimin.

“Kjo është shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike”, shkroi Stoltenberg.


Video