Raporti, liria e medias u përkeqësua gjatë 2021-it

23 February 2022, 20:51Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Raporti, liria e medias u përkeqësua gjatë 2021-it

Liria e e medias u godit përgjatë 2021-t, për shkak të shqetësimeve dhe përpjekjeve të qeverisë për të kalcifikuar kontrollin e saj në rrjedhjen e informacioneve, sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar të Shtypit.

Sipas këtij raporti, 14 sulme ndaj 24 punonjësve të medias u regjistruan përgjatë viti, ndërsa edhe vetë sistemi rregullator për pavarësinë e medias gjithashtu u kërcënua, ndërsa vendosja e një agjencie të re qeveritare, që do të centralizojë informacionin e institucioneve publike ngriti të tjera shqetësime për aksesin e medias te këto informacione.

Gazetarët, vijon raporti, u përballën me pengesa në punën e tyre përmes burimeve të tjera të informacionit. Shqetësuese, vërehet në raport edhe intimidimi dhe ngacmimi i gazetarëve në rrjetet sociale.

Problemi më madhor që vërehet në raport është vështirësia e gazetarëve për të siguruar akses në informacion nga burimet qeveritare, që sipas raportit u përkeqësua edhe nga vendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, që kufizon lirinë e lëvizjes së gazetarëve brenda godinës.

“Në të njëjtën kohë, gazetarët e mediave të pavarura diskriminohen rregullisht kur kërkojnë informacion, apo deklarata nga ministrat. Gazetarëve të mediave të perceptuara si të opozitës u mohohet akreditimi dhe u ndalohet të bëjnë pyetje gjatë konferencave të shtypit.

Shqetësimet ndërkombëtare për pavarësinë e sistemit rregullator të medias u përkeqësua në korrik, kur parlamenti votoi për kryetarin e ri të AMA-s, pavarësisht thirrjeve të BE për të pritur deri në shtator kur të hynte në parlament edhe opoozita.

Emri i përzgjedhur, thotë raporti, është një emër i afërt me Kryeministrin dhe lidhje të hershme me Partinë Socialiste. Kërcënimet ligjore ndaj gazetarëve mbeten të ulta.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video