Rama: Inceneratorët janë krenaria e punëve të mia

23 February 2022, 13:58Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Inceneratorët janë krenaria e punëve të mia
Kryeministri Rama në Komisioni Hetimor për inceneratorët

I pyetur se është në dijeni se inceneratorët janë ndërtuar me buxhetin e shtetit, Kryeministri Rama iu përgjigj edhe lidhjes që kryetarja e Komisionit Tabaku i bëri me arrestimin e ministrit Koka Kryeministri Rama tha se është krenar se çfarë është bërë deri më tani me pastrimin e vendit. Ai tha se Koka akuzohet për korrupsion personal.

"Lidhje midis mbledhjeve, vendimeve, funksionimi të të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive. Nuk ka lidhje fare. Është një marrëdhënie që dyshohet dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion. Por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar,impiantet nuk janë ndërtuar, apo revolucioni për të transferuar Shqipërinë nga një vend plot me plehra në një vend të pastruar nuk ka shkuar përpara. Në Elbasan dhe në Fier janë ndërtuar 2 vepra për të cilat unë jam krenar", tha Rama.

Kryeminisri Rama u shoreh më tej se, Shqipëria ishte një grop plehrash në vitin 2013. Vetëm gjysma e popullsisë mbulohet me shërbimin e grumbullumit të mbëtjeve. Gjysma tjetër rrisnin fëmijëve mes plehrave.

 


Video