Mjeku i njohur Erion Dasho përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin për abuzimet që janë bërë gjatë pandemisë.
Ai shkruan se KLSH sapo ka zbuluar majën e ajsbergut të paaftësisë, shpërdorimeve dhe, ndoshta, edhe korrupsionit që ka karakterizuar përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë kundër COVID 19.
Postimi i mjekut Dasho
Sipas KLSH-së, nga 170 milionë lekë të akorduara për të blerë respiratorë dhe pajisje të tjera jetëshpëtuese, rreth 160 milionë u përdorën për të paguar borxhe të prapambetura.
Ata që punojnë në kompani furnizuese e dinë shumë mirë se sa herë ka shlyerje të borxheve të prapambetura, po aq herë ka gjasa që shuma të majme të lëvizin nën tryezë. Sa më i prapambetur borxhi, aq më i trashë zarfi!
Shqiptarët kanë të drejtë të pyesin:
- A mos vallë klarinetistët dhe kimistët që drejtuan shëndetësinë shqiptare gjatë pandemisë, duke mos e patur idenë se çfarë ishin duke rrezikuar, e shfrytëzuan fondin e pandemisë për të bërë qoka të lëna pas dore për mungesë fondesh?!
- A vdiqën 20 mijë shqiptarë për shkak se ata që duhet të kujdeseshin për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, në fakt merakoseshin për xhepat dhe llogaritë bankare të ortakëve të tyre në biznese të dyshimta?!
- Kur do të nisin të hetohen krimet e bëra gjatë pandemisë??!!