PD publikon videon: Ja si është Ëngjëll Agaçit te inceneratorët

20 February 2022, 11:11Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD publikon videon: Ja si është Ëngjëll Agaçit te
Përfshirja e Ëngjëll Agaçit në aferën e inceneratorëve

Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike ka publikuar një video ku sioas saj tregon përfshirjen e Ëngjëll Agaçit te koncesioni i inceneratorëve.

Në video-mesazhin e publikuar në “Facebook”, deputetja shkruan se vjedhja e 430 milionë eurove nuk do të ishte bërë dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Komisioni hetimor për inceneratorët ka faktuar se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve. Zyrtaret e shtetit u injoruan në çdo kundërshtim për këte projekt.

Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore dhe pavarësisht kësaj, Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare. Në Agjencinë e Prokurimeve Publike, nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për Inceneratorin e Elbasanit.

Koncensioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon, por që vendimi i Arben Ahmetajt ka dalë mbi çdo ligj dhe procedurë.

A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?! Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

 

 

 


Video