Kina refuzon të dënojë pushtimin rus, a do e shpëtojë Moskën ekonomikisht?

24 February 2022, 13:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kina refuzon të dënojë pushtimin rus,  a do e shpëtojë
Rusia dhe Kina

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying ka dalë në një konferencë shtypi pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Teksa ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë, Chunying ka përsëritur thirrjet për vetëpërmbajtje dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po i hedhin benzinë zjarrit. Në një konferencë që zgjati më shumë se 90 minuta, zëdhënësja e Punëve të Jashtme shmangu më shumë se 11 pyetje në lidhje me bombardimet ruse në Ukrainë.

Si të mos mjaftonte kjo Chunying shtoi se Kina do të fillojë importimin e grurit rus, një veprim që mund të lehtësojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Kina po ndjek nga afër situatën dhe u bën thirrje palëve të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur daljen e gjendjes jashtë kontrollit”, tha zëdhënësja në mënyrë të përsëritur.

Ndonëse nuk kanë dalë hapur si aleatë ushtarakë, Kina dhe Rusia kanë paraqitur një front gjithnjë e më të bashkuar përballë asaj që ata e konsiderojnë si ndërhyrje perëndimore në punët dhe rajonet e tyre përkatëse.


 
 
 
 


Video