Zelensky i kërkon ndihmë SHBA-së, telefonatë me Biden

24 February 2022, 13:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky i kërkon ndihmë SHBA-së, telefonatë me Biden
Volodymyr Zelensky dhe Joe Biden

Presidenti i SHBA-ve Joe Bien ka njoftuar pak më parë nëpërmjet një postimi në Twitter se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka telefonuar për të kërkuar ndihmë konkrete rreth situatës së fundit të krijuar në Ukrainë pas bombardimeve në qytetet kryesore të vendit, ku ka marrë edhe mbështetje nga Shtëpia e Bardhë.

 “E dënoj këtë sulm të paprovokuar dhe pajustifikuar nga ana e forcave ushtarake ruse. Informova presidentin Zelensky mbi hapat që po ndërmarrim për të dënuar sulmin ndërkombëtarisht, përfshi edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së", shkruan Biden.


Video